Pete Davidson flet për diferencën 20-vjeçare në moshë me të dashurën
12 mars 2019
| 12:31
Pas më shumë se dy muajsh prej kur ata kanë nisur lidhjen e tyre të dashurisë, 25-vjeçari Pete Davidson ka folur haptas për romancën me 45-vjeçaren Kate Beckinsale.
Komediani në emisionin “Saturday Night Live” ka thënë se ka pasur shumë interes për lidhjen e tij me aktoren dhe diferencën e tyre të madhe në moshë, 20 vjet. “Njerëzit si duket e kanë një fiksim të çmendur me diferencën tonë të madhe në moshë, por kjo gjë nuk na pengon aspak. Por, prapë, unë jam fillestar në këtë punë”, ka thënë ai.