Pete Davidson fshin tatuazhin që e kishte të njëjtë me Ariana Granden
13 shkurt 2019
| 11:28
Ndarja e Pete Davidsonit dhe Ariana Grande është përfundimtare. Komediani 25-vjeçar duket se tashmë e ka mbyllur këtë kapitull të jetës së tij.
Ai ka bërë një tatuazh që shkruan “i mallkuar” me shkronja të mëdha mbi një tatuazh që ai dhe Ariana e kishin bërë së bashku.
Më 9 shkurt, artisti i tatuazheve, Jon Mesa, ka postuar një fotografi në “Instagram”, ku ka treguar punën e tij të fundit për Davidson, një hut me Tootsie Pop në shpinën e tij.