Pete Davidson kopjon dukjen e Kanye West të “Met Gala 2019” për ceremoninë e “Emmy Awards”

13 shtator 2022 | 14:53

Të hënën, më 12 shtator, ylli i “SNL” bëri një paraqitje surprizë në “Emmys 2022” për të prezantuar çmimin për ‘serialin më të mirë komedi’.

Davidson, 28-vjeçar, kishte veshur një xhaketë gri me pantallona të ngjashme dhe syze dielli të bardha, një veshje pothuajse identike me atë të veshur më parë nga Kanye West, 45-vjeçar.

Reperi mbante të njëjtën xhaketë në të zezë ndërsa shoqëronte gruan e atëhershme Kardashian në “Met Gala” në vitin 2019.

Pamja e tij ishte një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga vetja dhe drejt themelueses së “Skims”, e cila zgjodhi një fustan unik për trupi me një korse, e që pa dyshim ishte më e përfolura e asaj mbrëmjeje.

Ndoshta pamja e “Emmys” e Davidson ishte gjithashtu një shenjë për të kaluarën e çiftit.

Ikona e bukurisë kujtojmë që u nda nga partneri i saj në fillim të muajit gusht pas nëntë muajsh lidhje.

Romanca e yllit televiziv me komedianin u komentua si një dalje e Kim nga periudha e errët që po kalonte me ish-bashkëshortin.

Sipas burimeve, një ndër arsyet që e çoi ish-çiftin në këtë vendim ishte diferenca në moshë.

Sa i përket Kimit, ajo vazhdon të rrisë katër fëmijët North, Psalm, Chicago dhe Saint.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me presidenten e…