Pete Davidson thotë se e trajton çdo të dashur si princeshë
24 nëntor 2019
| 12:55
Nuk është vetëm energjia e Pete Davidsonit që ka mbajtur të lumtura të dashurat e tij. “Gjuha ime e dashurisë kur jam në një lidhje është që të trajtoj atë si një princeshë”, ka pohuar ylli i “Saturday Night Live” për “Paper”.
“Unë përpiqem të shkoj sa më lart dhe më gjerë që është e mundur, sepse kjo është ajo që duhet të bësh. Nëse jeni në një marrëdhënie me dikë, thjesht duhet ta bëni atë person të ndihet sa më i veçantë”, ka thënë ai.