
Peter Beyer: S’ka më justifikime, liberalizimi i vizave duhet të ndodhë
17 shkurt 2021
| 12:10
Raportuesi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e pavarësisë, duke kërkuar liberalizimin e menjëhershëm të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se BE-ja nuk duhet të përdor më justifikime koti, por duhet të veprojë, raporton “Epoka e re”.
“Siç ka thënë ambasadori Wolfgang Ischinger: ‘Ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është premtim i papërmbushur i Bashkimit Evropian. Ka shumë vonesë – kredibiliteti i BE-së është në rrezik” – me këtë pajtohem plotësisht dhe mund të shtoj: S’ka më justifikime koti. Liberalizoni vizat tash!” ka shkruar Beyer.