Peter Stano u përgjigjet ashpër kritikave të Konjufcës: Ne i dimë punët tona, t’i dini edhe ju tuajat
29 maj 2024
| 18:28
Pas ‘qortimeve’ të shprehura nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ndaj Bashkimit Evropian në dritën e hartimit të raportit përfundimtar ku duhet të vendoset për të hequr ose jo masat ndëshkuese (term përzbutës për sanksione) ndaj Kosovës, ka ardhur edhe kundëpërgjigja e BE-së, përkatësisht nga zëdhënësi Peter Stano, i cili u pyet rreth deklarimeve të Konjufcës.
“Nuk komentojmë komente të rastësishme të zyrtarëve të ndryshëm shtetëror. BE i di detyrat e veta, përqendrohet në to dhe i kryen punët e saj. Edhe këta njerëz duhet të bëjnë të njëjtën”, ka thënë zëdhënësi evropian, Peter Stano.