Peterle kërkon vazhdimin e reformës elektorale në Kosovë  

12 shkurt 2018 | 15:05

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim shefin e misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian  për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle, i cili ia dorëzoi raportin për zgjedhjet në Kosovë.

Presidenti Thaçi dhe shefi i misionit vëzhgues të BE-së, Alojz Peterle janë pajtuar që zgjedhjet në Kosovë ishin të lira dhe demokratike, duke përmbushur standardet evropiane.

Shefi i misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle ka kërkuar që të vazhdohet me reformën elektorale.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka theksuar e brenda spektrit politik në Kosovë ekziston një gatishmëri për të përfunduar reformën elektorale.

Kjo reformë sipas presidentit Thaçi, do të forcojë edhe më shumë demokracinë në vend dhe do të modernizojë sistemin elektoral në Kosovë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka…