Peticion BE-së kundër ndarjes së Kosovës
Getoar Mjeku, jurist nga Prishtina, ka nisur një peticion drejtuar udhëheqësve të lartë të Bashkimit Evropian ku shprehet kundërshtimi i copëtimit, këmbimit të territoreve dhe ndarjes në vija etnike.
Kjo letër drejtuar udhëheqësve të lartë të Bashkimit Evropian kërkon që Serbia ta njohë Kosovën dhe paralajmëron se presidenti Hashim Thaçi nuk ka autoritet ligjor për të negociuar me Serbinë.
Peticionin shqip dhe anglisht mund ta nënshkruajnë qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e vendeve evropiane, duke ndjekë këtë vegëz: KËTU
Letra thotë se vetë pavarësia e Kosovës është kompromisi mes shqiptarëve dhe serbëve.
Tutje rikujton se Serbia e ka pushtuar Kosovën pesë herë gjatë 150 vjetësh, dhe kërkon që Beogradi ta njohë shtetin kosovar për të parandaluar konflikte në të ardhmen.
Në fund, peticioni do t’u dërgohet zyrtarëve të lartë të BE-së, përfshi përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini dhe komisionerin për zgjerim Johannes Hahn.
/Epoka e re/