Peticioni për liberalizim të vizave për Kosovën, zyrtarja e BE-së tregon se sa nënshkrime janë mbledhur

29 maj 2022 | 13:46

Ditë më parë, Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian e ka nisur një peticion online për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Schneeberger ka thënë se deri  më tani janë bërë 5 000 nënshkrime dhe ka kërkuar që ky numër të shkojë në 7 500.

“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.

Iniciativën e Schneeberger e ka mbështetur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus dhe ai serb, Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiq,…