Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri, Elezi: KQZ-ja ka pranuar kërkesat për verifikimin e nënshkrimeve
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije për “Epokën e re” se kanë pranuar kërkesat për verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se në përputhje me legjislacionin në fuqi, KQZ-ja do t’i verifikojë listat e nënshkrimeve.
“Mund t’ua konfirmoj se gjatë ditës së sotme kemi pranuar edhe kërkesat për verifikim të nënshkrimeve të mbledhura në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Ndërkaq, siç kemi njoftuar, më parë kemi pranuar edhe kërkesën të njëjtë edhe nga Zubin Potoku. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi.