Petit: Fishkëllima ndaj Messit janë fyerje për futbollin
Ish-reprezentuesi francez, Emmanuel Petit ka një koment për ata që fërshëllejnë Leo Messin.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë vazhdon të ndajë opinionet mes mbështetësve në “Parc des Princes”, me disa që e përqeshnin atë sa herë që shpallen formacionet fillestare përpara çdo ndeshjeje.
Ky qëndrim është mbajtur pasi Messi ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re në kryeqytetin francez, që do të thotë se ai po shkon drejt një rikthim të mundshëm në Barcelonë këtë verë.
Ish-reprezentuesi francez Petit është megjithatë, i mendimit se lojtarit të madh të të gjitha kohërave duhet t’i tregohet respekt më i madh, me fituesin e Kupës së Botës 1998 duke thënë për ‘RMC Sport’
“Kur e dëgjoj këtë, për mua, është një fyerje për futbollin”, tha fillimisht ai.
Petit shtoi për kohën e Messit në PSG, i cili ka dështuar të japë lavdinë e Ligës së Kampionëve dhe tani po e sheh atë të lidhur me lëvizjet verore në Barcelonë, MLS ose Lindjen e Mesme:
“Nuk është një klub futbolli. Është një klub para pensionimit, edhe për lojtarët 20-vjeçarë. Askush nuk është përmirësuar gjatë kohës në PSG, a është faji i Messit? Ai është magjistari me shkop, u takon lojtarëve rreth tij të bëjnë përpjekje. Vetëm tifozët e PSG-së nuk e kuptojnë se ju duhet një skuadër e ndërtuar rreth Messit, të cilën ata nuk e kanë dhe nuk do ta kenë kurrë, sepse [drejtimi] është i tmerrshëm në treg”.