Petkoviq e lë Zvicrën, nënshkruan me klubin francez

28 korrik 2021 | 09:02

Trajneri boshnjak, Vladimir Petkoviq pas 7 vjetësh është larguar nga Përfaqësuesja e Zvicrës dhe i është bashkuar skuadrës franceze, Bordeaux.

Ish-trajneri i Zvicrës, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Girondins de Bordeaux.

Lajmi është konfirmuar nga klubi elitar i Francës përmes një komunikate të lëshuar.

“Jemi krenar të ju njoftojmë zyrtarisht se Vladimir Petkoviq është kryetrajner i Girondins de Bordeaux”, thuhet në komunikatë.

Petkoviq sa ishte pjesë e ekipit përfaqësues zviceran arritjen më të madhe e kishte këtë vit duke e dërguar Zvicrën në çerekfinale të Kampionatit Evropian të futbollit “Euro2020”. Petkoviq, përpos që ka drejtuar kombëtaren e Zvicrës, ai ka drejtuar edhe Lazion si dhe ka luajtur për shumë ekipe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e…