Petkoviq: Kurti bëri “shou politik” në mënyrë që të detyrojë palën serbe të reagojë

20 korrik 2021 | 11:23

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq e ka quajtur “shou politik” paraqitjen e djeshme të kryeministrit Albin Kurti në Bruksel.

Petkoviq tha për RTS se kjo ishte krijuar për të bërë që pala serbe të reagojë.

Ai tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte biseduar me Thaçin, Hotin, Mustafën që nga fillimi i këtij procesi politik, por që bisedimet me Albin Kurtin ishin “një çudi e paparë”, transmeton Klankosova.tv.

“Ju gjithashtu mund të pyesni përfaqësuesit e BE-së, Lajçak dhe Borrell. Ne po përgatiteshim për takimin në një nivel të lartë politik në bisedimet teknike që u zhvilluan më 7 korrik,” thotë Petkoviq.

“Pastaj kemi marrë një draft nga BE për të cilin duhet të pajtohemi, këto janë tre pika dhe tre fjali dhe nuk ka asgjë të diskutueshme në to dhe se dikush që e refuzon është e qartë se ai nuk mendon për paqen dhe nuk dëshiron të shkojë në drejtim të normalizimit Prishtinë-Beograd”, theksoi ai.

Petkoviq thotë se Kurti ishte dakord vetëm me pikën e tretë, ai nuk donte të merrte parasysh dy pika sepse “këmbënguli të përballet me të kaluarën, kështu që ai filloi të flasë për tre gjenocidet”.

Sipas tij “Vuçiq iu përgjigj të gjitha siç i quan “provokimeve dhe ofendimeve me argumente dhe me qetësi Kurtit, sepse e gjithë shfaqja politike e Kurtit”, siç thotë ai, ishte për të detyruar palën serbe të reagonte, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, u bëri thirrje të martën…