Petkoviq: Me Bislimin folëm për themelimin e asociacionit, u pajtuam edhe për deklaratën për të pagjeturit

04 prill 2023 | 19:55

Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, është deklaruar pas takimit që pati sot me shefin e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimin.

Ai ka thënë se nga ky takim, për herë të parë në vitet e fundit, është diskutuar për hapat konkretë për themelimin e Asociacionit, siç potencon të komunave me shumicë serbe, transmeton klankosova.tv.

“Diskutuam se si të vazhdohet procesi i zbatimit dhe formimit të Asociacionit, sepse është detyrimi i parë i rënë dakord në Ohër, dhe sot, për herë të parë në bisedën trepalëshe, folëm për hapat më konkretë drejt formimit të Asociacionit dhe çfarë duhet të bëjë ekipi menaxhues në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, si dhe hapi i parë është prezantimi i draft statutit, i cili është bërë nga menaxhmenti në kuadër të dialogut të nivelit të lartë”, tha Petkoviq.

Veç kësaj, Petkoviq tha se është diskutuar edhe për kornizën e bisedimeve trepalëshe dhe thekson se ka rënë dakord me palën kosovare për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur.

Pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ai tha se bisedimet ishin të gjata dhe të vështira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Sali Berisha, ka vijuar nga Hasi akuzat…