![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/petkoviq.jpg)
Petkoviq reagon ndaj paralajmërimeve të Kurtit për reciprocitet
02 gusht 2021
| 15:34
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për reciprocitet ndaj Serbisë.
Petkoviq ka se Kurti është duke shkatërruar dialogun me paralajmërime të tilla.
“Për Kurtin do të ishte më mirë që në vend të këtyre paralajmërimeve për hapa të njëanshëm që direkt e shkatërrojnë dialogun, të përkushtohet në përmbushjet e marrëveshjeve të arritura deri më tash, sidomos formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Petkoviq.