Petkoviq: Serbët nuk do të kthehen në institucione deri në formimin e Asociacionit

06 nëntor 2022 | 11:05

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë se largimi nga institucionet e Kosovës është lëvizja më e përgjegjshme e serbëve të Kosovës për siç u shpreh ai nëpërkëmbjen e të gjitha marrëveshjeve nga Albin Kurti.

Ai deklaroi se serbët nuk do të kthehen në institucione deri në formimin e Asociacionit, shkruan Kosovo-online, transmeton Klankosova.tv.

Petkoviq gjithashtu u shpreh se me këtë tërheqje, serbët duan të mbrojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe të bëhet formimi i asociacionit, i cili sipas tij do t’i t’i realizojë të drejtat kolektive të serbëve.

“Bëhet fjalë për përgjigjen paqësore dhe demokratike të popullit serb që dëshiron të mbrojë Marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimin e Komunave Serbe”, është shprehur ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu ka…