Petkoviqi: Albin Kurti pranoi ekzistencën e arkivave të UÇK-së
13 shtator 2021
| 13:41
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më në fund ka pranuar ekzistencën e arkivave të UÇK dhe se është gati t’i hapë ato.
Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që siç ai “ne do të bëjmë ndryshimin e shumëpritur në sqarimin e fatit të 1 600 personave të zhdukur, raporton “Tanjug”.
Petkoviqi ka theksuar në mes tjerash se “Beogradi është një partner absolutisht i besueshëm në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të tij nga dialogu dhe një bashkëbisedues në bashkëpunimin në fushat që përfaqësojnë trashëgiminë e qytetërimit, siç është edhe kërkimi i të zhdukurve”./KK/