Petkoviqi i reagon Kurtit: Po gënjeni, Bislimi dje nuk pranoi të flasë për personat e zhdukur

16 maj 2023 | 17:04

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti në lidhje me deklaratën për të pagjeturit.

Petkoviqi nëpërmjet një shkrimi në “Twitter”, ka deklaruar se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk ka pranuar të flasë për personat e zhdukur dje në Bruksel.

“Ju vazhdoni të shkëlqeni, Albin Kurti. Si dje dhe ‘eksperti’ Bislimi në Bruksel, i cili nuk pranoi të flasë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, edhe pse Beogradi insistonte për këtë. Ju duhet të gënjeni, sapo keni ikur dje nga tema e të zhdukurve”, ka pretenduar Petkoviqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kemi humbur më shumë se pesë vjet në procesin e…