Petkoviqi i regon Konjufcës: Me të drejtë e cilëson Rashiqin joserb, atë e futi Kurti në Kuvend

10 mars 2025 | 15:51

Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka komentuar deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca se Lëvizja Vetëvendosje do që ta formojë qeverinë e re të vendit vetëm me pakicat joserbe.

Petkoviqi ka thënë se Konjufca me “të drejtë” e cilësoi Rashiqin si “joserb”.

“Glauk Konjufca thotë se qeveria e dytë e Kurtit u formua me “pakicat joserbe” dhe se ky është sërish synimi i Kurtit. Për herë të parë, Konjufca ka të drejtë, pasi e ka cilësuar Rashiqin si përfaqësues joserb. Kurti e dinte mirë se çfarë po bënte kur, me votat e shqiptarëve, e futi Rashiqin me mashtrim në parlament!”,  ka shkruar Petkoviq në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hansi Flick siguroi këtë të hënë se skuadra është në…