Petkoviqi: Kosova e do Asociacionin veç si guaskë pa përmbajtje, si OJQ
16 shtator 2024
| 11:45
Kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të themelojë Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe dhe se Asociacionin e dëshiron veç si “guaskë pa përmbajtje…pa kompetenca.., si OJQ”.
“Kërkojmë formimin urgjent dhe të menjëhershëm të ZSO-së (Asociacioni), pa vonesë dhe pa sfida, qëllimi i tyre është që ZSO-ja të jetë një guaskë pa përmbajtje dhe pa kompetenca për serbët, në nivel të një organizate joqeveritare, dhe nëse do të donim që, pa kompetencë nuk do të shkonim në Bruksel për të negociuar për kaq vite, 10 njerëz nga Mitrovica do të mund të mblidheshin sa për atë dhe të formonin”, ka thënë Petkoviqi, raporton “Kosovo-Online”.