Petkoviqi: Nga Graçanica me diell, mezi presim formimin e asociacionit

28 qershor 2022 | 11:37

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka marrë pjesë sot në liturgjinë që po zhvillohet në Graçanicë për Vidovdanin.

Me këtë rast, Petkoviqi ka thënë se populli serb mezi pret formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Petkoviqi ka deklaruar se përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është i mirëpritur në Kosovë, veçanërisht në veri, të cilin do ta vizitojë edhe ai.

“Ne mbështesim punën e zotit Lajçak. Është e rëndësishme që ai t’i përcjellë palës prishtinase se sa e rëndësishme dhe e nevojshme është, sepse e kam dëgjuar shumë herë nga ai që duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura më parë. Shpresoj se ky mesazh përcillet fuqishëm edhe këtu dhe Prishtinë, sidomos kur është fjala për formimin e Asociacionin të komunave serbe, sepse më lejoni të përkujtoj dhe të them, pikërisht këtu nga kjo Graçanicë me diell, populli ynë mezi po pret formimin e e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka vendosur sanksione ndaj bashkëshortes dhe vajzës së presidentit…