Petkoviqi: Nuk do t’i rrahim policët e Kosovës, ata ishin në territorin Serbisë, kemi prova
Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka folur në një konferencë për medie në lidhje me kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale serbe.
Petkoviqi ka thënë se policët janë arrestuar nga xhandarmëria serbe rreth orës 12:38 të ditës së sotme.
“Ata ishin në territorin e Serbisë, në fshatin Gnjilica në komunën e Rashkës. Anëtarët e Policisë tonë nuk shkelën në territorin e Kosovës dhe nuk shkelën ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, sepse nuk shkelën vijën administrative”, ka thënë ai.
Ai ka pretenduar se për një gjë të tillë kishte prova dhe se do t’i dorëzonte të ndërkombëtarët, dhe se ishte i hapur për një hetim ndërkombëtar.
Më tutje, ai ka ka falënderuar policët serbë për këtë veprim.
“Për dallim nga Obrenoviqi dhe Millenkoviqi që ishin rrahur aq keq sa fytyra iu ishte deformuar, kjo nuk do të ndodh me këta persona të arrestuar”, ka thënë Petkoviqi.