
Petkoviqi sot dhe nesër qëndron në Kosovë, kjo është agjenda e tij
16 mars 2021
| 13:08
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë, raporton “Tanjug”.
Petkoviqi sot pritet ta vizitojë Komunën e Zveçanit dhe do të bisedojë me punëtorët mjekësorë në qendrën shëndetësore lokale.
Më pas ai dhe bashkëpunëtorët e tij do t’i përcjellin punimet për ndërtimin e shtëpisë së familjes dymbëdhjetë anëtarëshe Vukoviq, e cila po ndërtohet me fondet e kësaj zyre.
Gjithashtu, Petkoviqi do ta vizitojë edhe kantierin ku po ndërtohen apartamente, të destinuara për çifte të reja të martuara serbe.