![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/Petkoviq.jpg)
Petkoviqi, Tadiqit: Mos u shqetëso, Kurti të do shumë
Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviq është përplasur me ish-presidentin serb, Boris Tadiq.
Tadiqi në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se “regjimi i Beogradit po heq dorë nga fjalët që ka thënë”.
Por atij i është përgjigjur Petkoviqi duke i thënë se “Kurti e do shumë”.
“Ju po rrini vazhdimisht në ‘Twitter’, ne po luftojmë për të korrigjuar dëmin që u keni shkaktuar serbëve në Kosovë! Mos u shqetëso, Kurti të do shumë! Vetëm ju mund të shpjegoni pse serbët në Kosovë e quajnë ende kufirin e Tadiqit në vendkalimet që keni vendosur në vitin 2011”, ka shkruar Petkoviq në llogarinë e vet në “Twitter”.
Pushteti i Aleksandër Vuçiqit njihet për shtypje të opozitës dhe dominim në Kuvendin e Serbisë.
Народ каже: докон поп и јариће крсти! Док @BorisTadic58 стално висите на твитеру, ми се боримо да исправимо штету коју сте Србима на КиМ нанели! Не брините, Курти Вас воли, јако! Само Ви објасните зашто Срби на КиМ прелазе које сте поставили 2011. и даље зову Тадићева граница? https://t.co/LGqt34BEVe
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 22, 2022