Petkoviqi takohet me Lajçakun: Biseduam për marrëveshjet e arritura dhe Asociacionin
Përfaqësuesi i Serbisë në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Petkoviqi ka njoftuar se në këtë takim është biseduar për marrëveshjet e arritura deri më tani dhe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Sot në Bruksel u takova me përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak me të cilin kam diskutuar për të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani me theks të veçantë për formimin e Asociacionit, por edhe për deeskalimin e nevojshëm. Ekspertët tanë si pjesë e delegacionit nga Beogradi morën pjesë në diskutimet për formimin e Asociacionit dhe hartimin e statutit, si dhe çështjen e të zhdukurve dhe tema të tjera të rëndësishme. Si gjithmonë, erdhëm në Bruksel të përgatitur mirë”, ka njoftuar Petkoviqi.