Petkoviqi thotë se u ftua të takohej nesër me Bislimin në Bruksel, por ky i fundit refuzoi takimin

06 nëntor 2023 | 16:44

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka konfirmuar se Prishtina e ka refuzuar ftesën për dialog ndërmjet negociatorëve kryesorë në nivel teknik, i cili është dashur të mbahej më 7 nëntor në Bruksel.

Petkoviqi ka thënë se Beogradi i është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim.

Petkoviqi ka thënë se më 30 tetor, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i ka dërguar një e-mail Prishtinës dhe Beogradit për një rund të ri të dialogut që duhej të zhvillohej nesër (e martë), më 7 nëntor.

“Beogradi i është përgjigjur menjëherë asaj ftese me email më 2 nëntor dhe po ashtu ka deklaruar se delegacioni ynë do të vijë në Bruksel për bisedime, duke pasur parasysh rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve, veçanërisht në drejtim të deeskalimit dhe stabilizimit të situatës në terren. Mirëpo, Prishtina dhe negociatori i saj Besnik Bislimi thjesht e refuzuan atë ftesë, prandaj më 3 nëntor u njoftuam nga BE-ja se takimi i nesërm në Bruksel thjesht u anulua”, ka thënë Petkoviqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur të hënën…