Petkoviqi: Xhaka kërkoi zëvendësimin, ishte i lënduar
27 mars 2019
| 18:17
Zvicra nuk ka arritur të triumfojë para shikuesve të vet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, edhe përkundër faktit se kishte epërsinë prej tri golave.
Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, foli për kritikat e shumta që mori në lidhje me zëvendësimin e Granit Xhakës, duke thënë se futbollisti i Arsenalit ishte i lënduar.
“Graniti nuk mund të vazhdonte në fushë, sepse ishte duke vuajtur nga një lëndim. Ai kërkoi zëvendësimin dhjetë minuta më herët”, ka deklaruar Petkoviq.