Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

03 shtator 2021 | 12:37

Shefi i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka bërë me dije se sot i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Sipas njoftimi të kësaj zyre, Petkoviq planifikonte të qëndronte dy ditë në Kosovë.

“Ky është ndalimi i tretë i Prishtinës për drejtorin e Zyrës për Kosovën dhe Metohinë dhe negociatorin kryesor serb në dialogun teknik, dhe kjo vjen përpara vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës javën e ardhshme në Bruksel, gjë që tregon gjithashtu edhe mosgatishmërinë e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin”, është thënë në njoftimin e zyrës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona raportohet se do të transferojë Dani Olmon në afatin…