Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë, Zyra e tij shpërthen me fyerje

22 korrik 2023 | 17:35

Autoritetet kosovare ia kanë ndaluar të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, që nesër të marrë pjesë në përkujtimin e 24 vjetorit të vrasjes së 14 serbëve në Grackë.

Siç ka njoftuar Zyra për Kosovën, edhe pse Petkoviq ka dërguar njoftimin se planifikon të marrë pjesë në përkujtimoren e “dëshmorëve serbë” të dielën në Grackë dhe në përputhje me të gjitha marrëveshjet e vlefshme, sot ka marrë njoftim se “vizita e tij është e ndaluar pa asnjë shpjegim”, transmeton Demokracia.com.

“Një gjë është e sigurt – sado herë që Prishtina t’i ndalojë vizitat e Petkoviqit, ata nuk mund dhe kurrë nuk do të jenë në gjendje të heshtin dhe ndalojnë të vërtetën për vuajtjet e popullit serb nga duart e ekstremistëve shqiptarë, sepse përderisa ai të jetë i fundit serb, ai do të dëshmojë për vuajtjet dhe torturat e të vuajturve dhe torturave të popullit serb të vuajtur mbi gjakun e Serbisë në fushën e Grackës për të cilin askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Lotët e nënave që humbën më të dashurit e tyre nuk do të thahen kurrë derisa fajtorët nuk do të dalin para drejtësisë për këtë akt monstruoz”, thuhet në reagimin plot urrejtje të kësaj Zyreje.

“Është e qartë se Kurti nuk është i interesuar për asnjë normalizim të marrëdhënieve, qetësim të tensioneve dhe deeskalim, por vetëm se si të terrorizojë dhe ngacmojë serbët sepse mbi këtë po e ndërton karrierën e tij politike”, përfundon njoftimi i Zyrës së Petkoviq, duke dëshmuar kështu se është pikërisht kjo gjuhë e urrejtjes ndaj Kosovës që në parim duhet ndaluar vizitën e Petkoviq dhe të tjerëve si ky që të vijnë për provokime të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona humbën jetën në Serbi gjatë një stuhie tjetër…