Petkoviqit i ndalohet hyrja në Merdare
02 dhjetor 2021
| 15:39
Drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën në qeverinë, Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Merdare këtë enjte. Kështu bëhet e ditur nga komunikata e lëshuar nga kjo zyrë.
Kjo është hera e pestë që Kosova ia ndalon hyrjen Petkoviqit në territorin e saj brenda vitit 2021.
Kujtojmë se më 27 nëntor, katër ministrave të Kosovës iu është ndaluar hyrja në Serbi, për vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës./KlanKosova