Petrit Dula flet për Nezir Mehmetaj: 4 muaj isha në një qeli me të
Ish i dënuari nga Gjykata në Serbi, Petrit Dula, ka treguar se ishte në një qeli me Nezir Mehmetaj, në total prej 4 muajsh.
I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Dula ka treguar se nuk ishte shqiptari i vetëm në burgjet serbe.
“Në burgjet e Serbisë pati edhe shqiptarë të tjerë… Isha me të (Nezir Mehmetaj) në një dhomë 4 muaj. Çka të them? Po bëhen 40 muaj që është aty, tash është duke shkuar nga pleqnia, telefoni nuk të lihet…vizitat janë më të rralluara. Problemet i ka më të rënda duke e pasur parasysh që nuk është duke i ardhur një pjesëtar i minioriteteve në gjykim. Ky është problemi i tij më i madh”, ka deklaruar Dula.
Nezir Mehmetaj, qytetar nga Rudica e Komunës së Klinës, është arrestuar nga policia serbe me tre janar të vitit 2020, në vendkalimin kufitar në Merdar, nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
Për më shumë nga intervista e Dukagjinit me familjarët e Mehmetaj, kliko këtu.