Petrit Hajdari: Kur Kosova është në krizë, PDK-ja është shpëtimtare e saj
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta votojnë PDK-në dhe numrin e saj 134, si dhe nr. 70 brenda kësaj liste. Hajdari ka thënë së sa herë Kosova kalon nëpër kriza të ndryshme vëndimarrësie atëhër, Partia Demokratike e Kosovës, me udhërrëfimin që e merr prej qytetarit, mundet më e drejtuar vendin.
Postimi i plotë i Hajdarit në “Facebook”:
Rrugëtimin tim politik, me strukturat rinore të Partisë Demokratike të Kosovës, e kam nisur me Hashim Thaçin në krye të partisë. E kam vazhduar, si çdo anëtar tjetër i devotshëm pas një koncepti politik, me Kadri Veselin në krye të partisë. Ka qenë nderi i jetës sime, që të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, kur ajo e çonte Kosovën drejt sukseseve ndërkombëtare, përmirësimit të kushteve të jetës, infrastrukturës e trajtimit ndaj të gjitha kategorive të shoqërisë.
Sot, të dashur qytetarë, në këtë kandidim për deputet, ndihem i lënduar. Padrejtësisht në Hagë gjenden krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ia dhënë lirisë sonë edhe një kontribut për të cilin, si gjithmonë, paguajnë ata personalisht.
Por, i lënduar nuk domethënë i dorëzuar. Është në detyrën dhe dinjitetin e njeriut të Partisë Demokratike të Kosovës, që t’i qëndrojë besnik besimeve për atdhe e shtet, jo veç̧ kur kjo është e lehtë dhe e konvenueshme. Sepse, deti pa dallgë nuk nxjerr detarë të mirë. Bindjet tona sfidohen kur nuk janë të lehta, kur për to paguajmë me sulme nga më të ndryshmet. Ato janë̈ bindjet e vërteta.
Si produkt i këtyre bindjeve, dhe me pëlqimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Enver Hoxhaj, unë kam vendosur ta kërkoj votën tuaj, që në Kuvendin e Republikës së Kosovës, t’i përforcojmë̈ interesat kombëtare për të cilat çlirimtarët tanë janë në Hagë.
Kosova është në udhëkryq. Dhe, sa herë është kështu, Partia Demokratike e Kosovës, me udhërrëfimin që e merr prej qytetarit, e drejton vendin.
Kosovës i duhet Rimëkëmbja.
PDK134
1 Enver Hoxhaj ✔️
70 Petrit Hajdari ✔️