Petrit Hajdari për Gjykatën Speciale: Po rrëshqet aty ku pritej

07 dhjetor 2024 | 18:12

Zyrtari i lartë i PDK-së, Petrit Hajdari ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka ngreh aktakuzë kundër Hashim Thaçit. Hajdari ka thënë se Gjykata Speciale është në panik nga mosargumentimi i asnjë akuze, e tash ka shpikur një pengesë të re.

“Një raport që i ngjante romaneve fantashkencë, i dha udhë Gjykatës Speciale e cila, që në aktakuzën e parë s’ka asnjë fjalë nga raporti i Martyt, tash në panik nga mosargumentimi i asnjë akuze, na paska shpikur një pengesë të re.”, ka shkruar Hajdari në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Po rrëshqet aty ku pritej

Gjykata Speciale u nis për pretendimet e famëkeqit Dick Marty për kontrabandë me organe njerëzore. Një raport që i ngjante romaneve fantashkencë, i dha udhë Gjykatës Speciale e cila, që në aktakuzën e parë s’ka asnjë fjalë nga raporti i Martyt, tash në panik nga mosargumentimi i asnjë akuze, na paska shpikur një pengesë të re.

Hashim Thaçi na i paska penguar në kryerjen e detyrës, duke qenë i burgosur. Çfarë imagjinate e poshtër! Çfarë poshtërimi i paimagjinueshëm!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katedralja shekullore e Parisit Notre Dame është rihapur pesë vjet…