Petrit Kryeziu emërohet kryeprokur i Prizrenit

27 dhjetor 2024 | 16:45

Petrit Kryeziu është votuar për jryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren me mandat katërvjeçar dhe me mundësi kandidimi edhe për një mandat tjetër.

Votimi i Kryeziut për kryeprokuror është bërë në mbledhjen e 260-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

“Konstatohet se me 10 vota për emërohet Petrit Kryeziu kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren për katër vjet me mundësi edhe një për mandat tjetër”, ka njoftuar  kryesuesi  i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Nga ana tjetër, në po këtë takim, kryeprokurori aktual Arben Kadriu është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar t’i rikthejë kreun…