Petrit Selimi: Kosova dhe Serbia kanë disa javë afat për të arritur marrëveshjen
21 shkurt 2023
| 18:03
Ish-kryediplomati, Petrit Selimi ka cituar burimet e tij, duke thënë se Kosova dhe Serbia kanë vetëm disa javë për të arritur marrëveshje.
Sipas tij, nuk janë të vërteta deklarimet se i gjithë viti është në dispozicion për marrëveshje.
“Burimet e mia thonë që dy shtetet Kosova dhe Serbia kanë disa javë për t’u pajtuar dhe për të nënshkruar.”, shkroi ai në Facebook.
Reagimi i tij vjen pak para takimit të planifikuar mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi i tyre do të mbahet më 27 shkurt në Bruksel.