Petrit Selimi njofton se javën e ardhshme do të udhëtojë për në ShBA
10 nëntor 2022
| 15:58
Menjëherë pas lajmeve se disa prej zyrtarëve të qeverisë Kurti i është pamundësuar shkuarja në ShBA, Petrit Selimi ka njoftuar se ai udhëton javën e ardhshme për në Uashington.
Drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjecarit” në Kosovë, Petrit Selimi, ka njoftuar mbrëmë se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mezi pres vizitën timë në Uashtington, D.C., javën e ardhshme. Do të flasë në Forumin e Lidershipit të organizuar nga Sfidat e Mijëvjeçarit”, ka shkruar Selimi dje në “Twitter”.