Petrit Selimi: Rita Ora në Kosovë për 17 shkurt
Këngëtarja Rita Ora do të performojë në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë.
Edhe pse ditë më parë u shkrua se Rita do të performojë për Pavarësi, ende pati dilema, pasiqë menaxhmenti i Ritës në vendin ku i publikojnë datat e koncerteve nuk ishte koncerti për në Kosovë.
Por se Rita do të performojë më 17 shkurt është konfirmuar edhe një herë.
Këtë e ka bërë të ditur Petrit Selimi në “Twitter”.
“Pop ylli kosovaro-britanik, Rita Ora, ka konfirmuar koncertin e madh për 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës. Njerëz, vetëm kujtoni se Roma nuk është ndërtuar për një ditë. Por, sigurisht se ata kanë pasur festa të mira”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Ndryshe, Rita Ora ka prezantuar Kosovën mjaft mirë në botë përmes sukseseve të saj të shumta, me ç’rast në Kosovë ka realizuar edhe videoklipin e këngës ”Shine Ya Light”, e cila pati sukses të madh.