Petritsch: Takimi i thirrur nga Scholz, synon parandalimin e hapjeve të fronteve të reja në Ballkan

03 maj 2022 | 18:05

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, vlerëson se qëllimi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz me takimin e nesërm është që t’i kontribuojë zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura në Ballkan.

Sipas tij, Scholz do që të parandalojë “hapjen e fronteve të reja pas shpërthimit të luftës në Ukrainë”.

“Ai synon zgjidhjen e çështjeve për të cilat Moska është e interesuar në to”, është shprehur Petritsch për Tanjug, transmeton KlanKosova.tv.

Me tej ai ka theksuar se në këto bisedime në Berlin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të tregojë gatishmëri për të qenë më fleksibil për të kontribuar në zgjidhjes e çështjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ka përplot çështje individuale, teknike dhe politike që kanë nevojë të zgjidhen në mënyrë që të bëhet përparim. Gjermania mund të luajë rol kyç në këtë. Duket se qeveria aktuale gjermane është më aktive sesa në të kaluarën”.

Scholz ka ftuar më 4 maj në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, cilëson se, në trafik, gratë…