Petrol Company e ka kallë vitin me lojëra shpërblyese!
Petrol Company, vërtetë ka qenë Baba Dimri i vitit 2024.
Kjo kompani edhe gjatë vitit që po lëm pas ishte pa dyshim një nga mundësitë më të mëdha dhe më emocionuese të vitit 2024 për ata që kërkuan shpërblime të jashtëzakonshme!
Të gjithë klientët e Petrol Company kanë pasur mundësinë të fitojnë vazhdimishtë shpërblime nga 20,50,200 dhe 1000 euro cash deri në udhëtimet e mrekullueshme në Antalia, apo Greqi, e vende të ndryshme, e mos të flasim edhe për shpërblimet e tjera, si: derivate, darka, telefona Iphone e shumë e shumë të tjera,
Për më tepër, çdo mundësi ishte një shans për t’u shpërblyer, edhe atë në mënyrë shumë të shpejtë , të thjeshtë dhe transparente për secilin klient.
E gjitha çfarë i është nevojitur klientëve ishin vetëm disa minuta për t’u përgjigjur në mënyrë të saktë ku këta minuta i dërguan në një javë pushimesh të paharrueshme dhe jo vetëm!
Përgjatë gjithë vitit, Petrol Company organizoi një gamë të gjerë lojërash shpërblyese përmes rrjeteve sociale si Tik Tok, Instagram dhe Facebook dhe përmes reklamave televizive.
Vetëm duke marrë pjesë në pyetjet e publikuara në rrjetet sociale, si: “Kush e zbuloi makinën e parë?”, “Deshifro fjalinë”, klientët patën mundësi të fitonin. Por nuk mbaroi me kaq – Petrol Company ofroi gjithashtu lojëra shpërblyese që lidhen me trendet e momentit, përfshirë reality shows si Big Brother. Për më tepër, gjatë gjithë vitit qarkulluan lojërat më të mëdha dhe më emocionuese, si “Loja është flakë” dhe “Loja e Verës”, ku shpërblimet ishin të jashtëzakonshme dhe me anën e vetëm një komenti në postimet në rrjetet sociale mundësitë për fitore ishin të pafundme!
Petrol Company po e mbyll vitin me shumë dhurata, dhe ka premtuar që edhe lojëra të tjera shpërblyese shumë më të mëdha do të vazhdojnë edhe përgjatë vitit 2025.
Artikullin mund ta ndiqni edhe në këtë link: https://www.facebook.com/watch/?v=1118226836640274&rdid=KyFD4tC2e9LwKi35