‘Petrol Company’ zgjeron rrjetin e restauranteve, ‘Be Happy’ edhe në Gjakovë (Video)

20 gusht 2019 | 17:47

“Be Happy Restaurant” është brend i ri i “Petrol Company”, i cili njihet për veçantinë e tij me një meny tërësisht bio dhe dietale.

“Petrol Company” deri më tani ka hapur katër restaurante të saj të brendit “Be Happy” në Fushë Kosovë, Çagllavicë, Qyshk si dhe mbrëmë është bërë hapja e “Be Happy”-it në qytetin e Gjakovës, pikërisht në pikën e saj në “Petrol Company”.

Me këtë rast, “Petrol Company” ka organizuar një festë për bashkëpunëtorët, klientët e saj si dhe qytetarë të tjerë, duke ofruar ushqim dhe pije falas për të gjithë.

Kjo ceremoni është bërë me prani të kryetarit të komunës së Gjakovës, Adrian Gjini dhe shumë personaliteteve të tjera publike.

Shumë shpejtë “Petrol Company” do të hap “Be Happy Restaurant” edhe në piken e saj në Preoc.

Kjo kompani ka ftuar të gjithë ata të cilët nuk kanë shijuar ende ushqimet “Be Happy” ta vizitojnë këtë restaurant, i cili ka një meny unike.

Artikulli është sponsorizuar nga “Petrol Company”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
RAGIP SYLAJ NGA LIBRI I LETRAVE LETËR POEZISË Ende pa…