Petronas paralajmëron Rossin: Një legjendë, por këtu rregullat i bëjmë ne
Valentino Rossi do të garojë me Yamaha Petronas sezonin e ardhshëm të MotoGP, motorin satelit të Yamahas, me të cilën ai ka garuar vitet e fundit.
Duke folur për këtë transferim, Wilco Zeelenberg, drejtori sportiv i Petronas, bën të qartë strategjinë që ky motor do ta përdorë vitin tjetër.
“Valentino Rossi është i rëndësishëm në sportin tonë, por me të kemi qenë të qartë që në fillim: Do të jemi ne ata që do të vendosim për strategjinë”, ka thënë Zeelenberg, duke shtuar: “Për ne është një nder që ai do të garojë me motorin tonë dhe do të ishte çmenduri të mos e merrnin dhe ta refuzonim ofertën e Yamahas. Ne duam që të dy pilotët tanë, Rossi dhe Franco Morbidelli, ta japin dhe marrin më të mirën nga motori ynë. Këtë vit fituam 6 gara dhe kjo nuk është pak, ndaj presim një sezon të mirë me këta dy pilotë. Gjithsesi, ata duhet t’i respektojnë rregullat tona, sidomos Rossi”.