
Petrova së shpejti bëhet me park të ri
22 maj 2019
| 16:25
Në kuadër të projektit dyvjeçar për rregullimin e parqeve në hapësirat publike, këto ditë në fshatin Petrovë të Shtimes ka filluar rregullimi i një parku të ri në qendër të fshatit.
Përgjegjësi për ndërtim, Fatmir Rexhepi, ka bërë me dije se ky projekt është duke u realizuar me financim të Komunës së Shtimes.
Ai ka thënë se vlera e projektit është mbi 4 000 euro, ndërsa punimet është duke i kryer “Ledi ING” nga Carraleva.
/Epoka e re/