Petrovci: S’fola për UÇK-në, fola për Titon

26 mars 2024 | 15:32

Aktori Enver Petrovci, i cili këto ditë ka qenë temë në lidhje me disa deklarata të rënda që i ka bërë për ish-krerët e UÇK-së, duke përdorur gjuhë përçmuese ndaj tyre, ka arsyetuar fjalët e tij me pretendimin se i është prerë intervista që e ka dhënë në “RTK”, më konkretisht, në emisionin “Show i së Premtes me Adelina Ismajlin”.

Në një përgjigje për “Insajderin”, ai ka thënë se nuk e ka pasur fjalën për UÇK-në por për Titon, i cili sipas tij, po të mos ishte në luftë, do të ishte mekanik i thjeshtë.

“Unë nuk e kam thënë për komandantët e UÇK-së, ajo është gënjeshtër. Po kam fol për njerëzit e luftës. Tash Adelina, ‘RTK’-ja e përmirëson, nëse nuk e përmirëson atë fjali që e kanë heq për shkak të kohës. E me thanë që do ta kthejnë fjalinë. Unë kam menduar për Titon. Tito të mos kishte qenë në luftë, kish mbetur një mekanik i thjeshtë. Këtë fjali e kanë heqë”, ka thënë ai.

Më tutje, Petrovci ka bërë edhe pretendime të tjera, duke thënë se u ka ndihmuar disa ish-ushtarëve të UÇK-së.

“Askush se ka pa intervistën, kur e shkëput, atëherë shkruajnë njerëzit gjithçka. Këtë shkëputje e kanë komentuar udbashat, që unë nuk dua me komentuar me ta. Çka kam fol për UÇK-në, kam thënë: gjëja e parë që është dashtë me i rehatuar, ushtarët e UÇK-së. Këta i kanë lënë ushtarët deri në vetëvrasje me shkuar. Unë jam detyruar. Unë i kam zgjedh pesë veta që kanë dashtë me bo vetëvrasje, prej rrogës sime iu kam dhënë nga 100 euro”, ka thënë Petrovci.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve do të nisë sezonin e ri me…