Petrovci u subvencionua nga Qeveria Kurti me 13 mijë euro pak javë para se t’i fyente ish-krerët e UÇK-së dhe lavdëronte Kurtin e Osmanin

26 mars 2024 | 21:36

Aktori Enver Petrovci, i cili dikur kishte shfaqur simpatinë e tij edhe ndaj kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin” ka përdorur gjuhë përçmuese ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, teksa thuri lëvdata për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

“Flirti” Kurti-Petrovci kishte nisur nga fillimi i mandatit qeverisës, kur kryeministri Kurti kishte marrë timonin e Qeverisë.

Pak muaj pasi Albin Kurti mori drejtimin e ekzekutivit, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ia kishte ndarë Enver Petrovcit çmimin për vepër jetësore.

Por, kjo ministri, vetëm para pak javeve ia ka ndarë hiç më pak se 13 mijë euro Petrovcit, shkruan Demokracia.com.

Paratë i janë ndarë për shfaqjen e ka shkruar nga ai, “Pasaporta”, e cila siç ka njoftuar Petrovci është në realizim e sipër.


Aktori Enver Petrovci ka tronditur opinionin publik me gjuhën e tij kontroverse gjatë një interviste në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin” në RTK, ku ka fyer ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklaratat fyese të Petrovcit shkaktuan reagim të ashpër gjatë ditës së djeshme.

Teksa ka folur me terma superlativë për kryeministrin Albin Kurti, Petrovci me një gjuhë përçmuese tha se “këta të tjerët lufta i ka bërë”, duke shtuar se pa luftë do të ishin “do mësuesa, do badigarda”.

“Këta të tjerët i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrë gjë s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa, do badigarda. Kurrë gjë s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, ka thënë Petrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku e…