Petroviqi jep dorëheqje nga drejtimi i SLS-së
29 janar 2020
| 11:11
Presidenti i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i i kësaj partie, duke falënderuar të gjithë anëtarët e saj për angazhimin dhe përkrahjen dhe besimin e sinqertë.
Sipas një deklarate të dhënë për “Radio Kontakt Plus”, Petroviqi ka thënë ka marrë shumë vendime të vështira me bashkëpunëtorët e tij në 14 vjet që kur ai ka drejtuar SLS-së, por se kjo është më e vështira deri më tani.
Vendimin për të mos qenë në këtë pozitë, Petroviqi e ka bërë me dije në mbledhjen e Bordit kryesor të SLS-së të mbajtur të martën.
Ai u ka kërkuar të gjithë anëtarëve të partisë dhe përkrahësve që ta mbështesin në këtë vendim.