Petrucci triumfon në Le Mans, arrin suksesin e parë sezonal

11 tetor 2020 | 14:54

Mbi pistën e lagur të Le Mansit ishte Ducati i Danilo Petruccit që ka triumfuar në Çmimin e Madh të Francës në Moto GP, gara e 9-të e kampionatit botëror.

Ky ishte suksesi i parë sezonal për pilotin nga Umbria i cili la pas Alex Marquez, vëllain e kampionit të botës në fuqi që vazhdon të jetë i dëmtuar dhe Pol Espargaro.

Në fund është befasuar Andrea Dovizioso, i cili është renditur i 4-ti, ndërsa një tjetër garë për t’u harruar ajo e Valentino Rossit, i cili për të tretën garë radhazi doli pa pikë pasi është rrëzuar që në xhirot e para.

Vetëm i 9-ti, francezi Fabio Quartararo ruan për momentin kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emri i Kosovare Asllanit është gdhendur në historinë e klubit…