Pezullimi fondeve amerikane, në Kosovë shqetësime për bllokimin e shumë projekteve

05 shkurt 2025 | 08:35

Industria e drurit është një prej sektorëve të prekur nga pezullimi i Fondeve amerikane pas vendimit të presidentit Trump për USAID-in.

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës e cila që nga paslufta përfitoi nga fondet e USAID-it, shpreh shqetësimin se pezullimi i fondeve do të ndikojë edhe në eksport.

Drejtoresha e kësaj shoqate Arieta Vula përmend disa nga projektet të cilat tashmë janë pezulluar e për të cilat thotë se është vështirë të realizohen pa ndihmën e USADI-it.

“…Ne kemi qenë si shoqatë përfituese e fondeve qe 20 vjet si shoqate jemi edhe një i inciative e bashke organizimit dhe themelimit të shoqatës  do te ketë ndikim negativ sepse shume projekte ne i kemi realizuar pikërisht me fondet apo mbështetjen e USAID”, tha Vula për rtv21.

Nga pezullimi i fondeve të USAID është prekur edhe shoqata për përpunimin e pemëve dhe perimeve “Pepeko”.

Në këtë shoqatë thonë se nëse pezullimi  i fondeve do të jetë afatgjatë,  pasojat do  të parikuperueshme.

“nderpjerja e fondeve  ka ndikim ne zhvillimin e aktiviteteve dhe bizneseve në  përgjithësi edhe shoqata pepko kemi pasur ndërprerje të financimit nga ana e ISAID-it  dhe ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e shoqatës tonë edhe ne realizmin e aktiviteve që ndërlidhen me gjetjen e tregjeve ndërkombëtare…”

Në urdhrin ekzekutiv të Trumpit është bërë thirrje për pezullim 90-ditor të ndihmave, me qëllim të vlerësimit të efikasitetit dhe “konsistencës me politikën e jashtme amerikane”.

Një ditë më parë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili ka marrë postin e ushtruesit të detyrës të USAID-it tha se është duke u shqyrtuar mundësia që kjo agjenci të riorganizohet duke shtuar  se ka shumë funksione të USAID-it “që do të vazhdojnë” por “duhet të jenë në linjë me politikën e jashtme amerikane”.

Oda Ekonomike e Kosovës, vlerëson se mbyllja e USAID-it do të kishte pasoja negative për Kosovën.

“Po. USAID ka luajtur një rol jetësor ne zhvillimin e  Kosovës. Duke qene prezent që nga viti 2000 usaid investoi mbi 1 miliard euro ne Kosove dukr ndihmuar ne zhvillimin e sistemit arsimor dhe veçanërisht atë juridik. Ndërsa ndihmoi Kosovën të anëtarësohet edhe ne organizata ndërkombëtare. Ndërkaq mbyllja e tij e përhershme në Kosovë do të lë një zbrazëti që nuk do arrihet asnjëherë të përmbushet”.

USAID-i është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubime me qytetarë në…