Pezullimi i marrëveshjes, AAK-ja: Qeveria e mashtrimit nuk arriti t’i bëjë ballë presionit

22 korrik 2021 | 15:46

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar pas pezullimit të marrëveshjes për “tiketat ngjitëse”.

Kjo parti ka kërkuar nga prokuroria t’i nis hetimet për këtë marrëveshje pavarësisht se ajo është pezulluar.

“Qeveria e mashtrimit, megjithëse mobilizoi sejmenët e saj për ta arsyetuar vendimin e dëmshëm, nuk arriti të qëndrojë para presionit të drejtë, kundër kësaj padrejtësie që dëshironte t’ia servonte qytetarëve të vendit.  AAK-ja dhe kryetari Haradinaj, kanë qenë shumë të zëshëm për këtë vendim por edhe për shumë vendime të tjera të padrejta të kësaj qeverie. Dështimet e qeverisë shihen gjithandej e zhgënjimi është në rritje”, është thënë në reagimin e AAK-së.

Reagimi i plotë i AAK-së:

Pezullimi i marrëveshjes për tiketa ngjitëse, me të cilën ngarkoheshin qytetarët që posedojnë automjete, jo në dobi të buxhetit por të një kompanie private, është tregues i qartë se arroganca e numrave nuk kryen punë përball një reagimi të fortë opozitar dhe të shoqërisë civile.

Qeveria e mashtrimit, megjithëse mobilizoi sejmenët e saj për ta arsyetuar vendimin e dëmshëm, nuk arriti të qëndrojë para presionit të drejtë, kundër kësaj padrejtësie që dëshironte t’ia servonte qytetarëve të vendit.

AAK-ja dhe kryetari Haradinaj, kanë qenë shumë të zëshëm për këtë vendim por edhe për shumë vendime të tjera të padrejta të kësaj qeverie. Dështimet e qeverisë shihen gjithandej e zhgënjimi është në rritje.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konsideron që edhe pse taksa është anuluar, Prokuroria duhet të bëj hetimet për këtë marrëveshje të dëmshme, ku një kompanie me 3 punëtorë u tentua t’i jepeshin miliona euro nga xhepat e qytetarëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Gjermanisë, Timo Werner mund të largohet në këtë…