Pezullimi i taksës do të ishte zgjidhje e balancuar

25 shkurt 2020 | 07:17

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka bërë me dije se qeveria e re duhet të gjejë një zgjidhje optimale rreth taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se pezullimi i taksës mund të ishte një zgjidhje e balancuar.

Sipas tij, kjo do të ndikonte në ruajtjen e marrëdhënieve të mira të Republikës së Kosovës me ShBA-në dhe BE-në.

Ai ka vlerësuar se aprimi i reciprocitetit me Serbinë do të ishte masë vështirë e aplikueshme në të gjitha aspektet.

Gashi ka theksuar se qeveria e re duhet të ketë objektiva të qarta programore për trajtimin e problemeve që shteti ynë ka përpara në planin ndërkombëtar.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
35 vjeçari me prejardhje nga Pozharani i Vitisë së Kosovës…