Pezullohen grantet për këshilltarin e Pecit dhe vëllain e Fitore Pacollit
25 nëntor 2024
| 13:57
Ministri i Bujqësisë që drejtohet nga ministri Faton Peci, ka pezulluar grantet këshilltarit të tij, Naim Huruglica dhe vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.
Në dy dokumentet që ka siguruar “Periskopi”, shihet se të dy grantet për këshilltarin dhe vëllain e Fitore Pacollit janë pezulluar .
Më herët është pezulluar edhe granti për dajën e Fitore Pacollit, Sulejman Islami.